Futboll Sport

ZYRTARE/ Inspektorët e UEFA-s dhe juristët e CAS zbarkojnë në Tiranë, mësoni arsyen

Me anë të një njoftimi publikuar në faqen zyrtare, FSHF ka njoftuar sot se do të organizojë një workshop ndërkombëtar, mbi të drejën sportive. Mësohet, se në takimin e datës 18 janar, do të ketë një prezencë të lartë të avokatëve të CAS dhe inspektorëve të UEFA-s, të cilët do të ligjërojnë mbi të drejtën sportive.

“Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 18 Janar 2019 një workshop ndërkombëtar me titull: “Sports laë and arbitration: a practical perspective on selected legal issues”, një risi që do t`i shërbejë profesionistëve të së Drejtës Sportive për të shkëmbyer eksperienca, praktika dhe ide lidhur me zhvillimet aktuale të jurisprudencës së CAS.

Kjo nismë e FSHF vjen si rrjedhojë e angazhimit që institucioni ka ndërmarrë për të sjellë pranë antarëve të saj zhvillimet më të fundit të drejtësisë sportive dhe praktikat ligjore sipas modeleve më të suksesshme europiane.

Në këtë workshop, i cili është konceptuar me 4 panele diskutimore, do të jenë të pranishëm në rolin e referuesve avokatë me eksperiencë, gjyqtarë të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv (CAS Lausanne) dhe drejtorë juridikë e disiplinorë të UEFA-s, të cilët do të trajtojnë tema specifike në mënyrë interaktive. Eventi do mbyllet me nje referim nga eksperti i së drejtës sportive Antonio Rigozzi mbi temën “Sports arbitration – quo vadis?”

Ky workshop, i cili do te mbahet ne gjuhen angleze, i drejtohet juristëve të klubeve antare, antarëve të trupave juridike të FSHF, si edhe ekspertëve ligjor të federatatave të rajonit, të ftuar në këtë event

Related posts

RENDITJA/ Vllaznia e vetmja me pikë të plota pas dy ndeshjesh, Teuta parakalim në grup. Kukësi në “ngrirje”

Delo.autor

Goditja e parë në merkato, Barça arrin marrëveshjen për transferimin e mesfushorit brazilian

Q.Autor

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment