Pulisic do të transferohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit dhe Dortmund kërkon ta zëvendësojë me një lojtar të nivelit të lartë.
Klubi gjerman a nisur negociatat për vëllanë e Eden Hazard i cili vlerësohet 45 milionë euro. Thogran do të ishte i hapur për transferimin, por ka insistuar se do të fokusohet te Gladbach deri në fund të sezonit.
Kur pyetet për një transferim të mundshëm, ai shprehet: “Mbase! Dortmund dhe Bayern janë dy klube të mëdha. BVB aktualisht po luan futboll shumë të mirë, Bayern kërkon të rikthehet aty ku i takon.
“Por për momentin nuk mund të flas shumë për klubet e tjera, sepse siç e kam diskutuar edhe me trajnerin Eberl, do të fokusohem 100% te faza e dytë me Gladbach.”
Kontrata e Hazard skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe klubi me siguri do të mundohet të fitojë sa më shumë para nga shitja e tij.
