Futboll Sport

E TRISHTË/ Shqiptari ndahet nga jeta gjatë punimeve për stadiumin e AEK në Athinë (FOTO)

Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa ishte duke punuar në ndërtimin e stadiumit të ekipit të AEK, në Athinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite të së mërkurës, ku sipas mediave greke, shqiptari ishte duke punuar në një skelë, por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, duke humbur jetën.

Mediat greke shkruajnë se identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa policia ka ndaluar përgjegjësin e kantierit.

Ekipi i AEK shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe u zotua se do të mbështesë ekonomikisht familjen, ndërsa edhe në faqen zyrtare të Facebook, ata kanë vendosur një foto nga stadiumiTR gjatë punimeve duke e shoqëruar me shenjën e zisë.

Related posts

Luiz Gustavo, ekziston mundësia e madhe që Neymari të braktisë Parisin në verë

Q.Autor

NAPOLI-MILAN/ Ibrahimovic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Jo vetëm “Qemal Stafa”, një tjetër stadium legjendar drejt shembjes

Isa.Autor

Leave a Comment