Futboll Sport

NDRYSHON PAPRITUR “KURSIN”/Morata i thotë lamtumirë Chelseat, përgatitet për kthimin në…

Ndryshon krejt papritur kursi i transferimit të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata. Sipas mediave iberike, destinacioni i sulmuesit 26-vjeçar vijon të jetë Spanja, por jo skuadra e Sevilla, siç është përfolur deri më tani. Morata, që aktualisht luan me Chelsea në Premier League, pritet të transferohet te skuadra e Atletico Madrid.

Trajneri Diego Simeone ka ndërhyrë personalisht për të kryer sa më shpejt këtë transferim, aq sa agjenti i sulmuesit është nisur që sot për në Londër për të takuar drejtuesit e Chelsea. Në fakt, menaxheri i sulmuesit do të ulet në tavolinë dhe do të shfaqë të gjitha ofertat që kanë ardhur në adresë të lojtarit, përfshi dhe atë të skuadrës “colchoneros”.

Alvaro Morata ka luajtur më parë në Madrid, por me Real dhe ky transferim te rivalët historikë të Atleteico do të sillte një zemërim për fansat e “los blancos”. Por duket se Atletico kërkon me ngulm një sulmues që të zëvendësojë Diego Costa, që këtë sezon ka qenë shpesh i dëmtuar dhe jo në formën që pritej. Madje Diego Costa pritet të përfundojë në Kinë në fund të sezonit, ndaj Morata do të ishte alternativa e përkryer për ta zëvendësuar.

Related posts

Tabela e transferimeve/ Merkato në Superiore, njihuni me të gjitha lëvizjet

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus kërkon përforcime, gati lëvizja surprizë për të arritur tek Icardi

Delo.autor

Është tifoz i Interit, por ja çfarë do të bëjë tenori i famshëm nëse Roma eliminon Liverpoolin

Sadik.Autor

Leave a Comment