Futboll Ligue 1 Sport

JEP LAJMIN E LAMTUMIRËS/ Deklaron Buffon: Parisi do të jetë përgjithmonë një…

“Ernest Hemingway ka thënë se ‘Ka vetëm dy vende në botë ku mund të jetojmë në lumturi: në shtëpi dhe në Paris’. Nga sot për mua këto dy gjëra do të përkojnë pak. Parisi do të jetë përgjithmonë një shtëpi e vogël. Faleminderit për atë që kisha mundësinë të jetoj. Faleminderit për mikpritjen, emocionet dhe vështirësitë që jetuam së bashku”, deklaroi Buffon me anë të një statusi në Instagram.

Portieri italian nuk preferoi të vazhdonte më tej me PSG-në, duke refuzuar ofertën për rinovim nga ana e presidentit Nasser Al Khelaifi.

Buffon kaloi 1 vit te Parisi, ku zhvilloi 17 takime dhe me përvojën që kishte ai arriti të transmetonte një siguri për portën parisiene.

Por kjo nuk është një lamtumirë nga futbolli. Buffon është i vendosur që të luajë akoma dhe po pret propozimet që do të vijnë për të nga klubet europiane.

Related posts

“NUK PENDOHEM PËR…”/ Ish-lojtari i Interit habit të gjithë: Mund të isha si Messi dhe Ronaldo, por nuk desha!

Delo.autor

SKANDAL TEK BARCELONA/ Presidenti bashkëpunon me një kompani për prishjen e imazhit të kundërshtarëve dhe lojtarëve

Delo.autor

ANKTH TEK ANGLIA/ Futbollisti kundërshtar luajti i infektuar me Koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment