Futboll Seria A Sport

NJË TRANSFERIM I MUNDSHËM/JuventusI refuzon të shesë yllin e shumëkërkuar, por agjenti i tij insiston

Sot në Milano, përfaqësuesit e Juventus dhe Chievo janë takuar për të diskutuar mbi transferimin e mundshëm të Moise Kean, i cili mesa duket është një lojtar i shumëkërkuar në merkaton e janarit.

Chievo raportohet të ketë kërkuar sulmuesin në formë huazimi, por drejtori sportiv i Juve-s, Fabio Paratici, ka refuzuar ofertën pa u menduar gjatë.

Në fakt, qëllimi i Bardhezinjve është ta mbajnë Kean, dhe nuk duan që ai të largohet as në formë huazimi. Përgjigja për Chievo-n ishte negative, ashtu siç ka qenë për Milan dhe SPAL.

Gjithsesi, agjenti i Kean, Mino Raiola, po insiston për largimin e tij, megjithëse një transferim përfundimtar mbetet i vështirë. Juventus kërkon 20-25 milionë euro për ta lënë të lirë, një shifër që jo shumë klube janë në gjendje ta paguajnë.

Francezi mund të lejohet të largohet vetëm nëse vjen një sulmues tjetër, teksa klubi do të kishte aprovimin edhe të Max Allegri-t.

Related posts

“NUK DO TË NDJEKË SHQIPËRINË O VËLLA”/ Komentatori i njohur befason me deklaratën: Dua të shikoj…

Delo.autor

Portogali- Spanjë/ Iberikët shënojnë golin e dytë ndaj luzitanve

Sadik.Autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Juventusi kërkon të marrë mbrojtësin e “Katalansave”…

Delo.autor

Leave a Comment