Futboll Premier League Sport

ASKUSH SI CITY NË 52 VITE/ Guardiola një hap larg finales

Manchester City ka turpëruar ekipin e League One (kategoria e tretë angleze) Burton me rezultatin 9-0. Kjo është hera e parë pas 52 viteve që një ekip anglez shënon më tepër se shtatë gola në dy ndeshje radhazi në të gjithë kompeticionet. Herën e fundit e ka bërë Leeds United në tetor të vitit 1967. Gjithashtu, City ka shënuar mbi tetë gola për të parën herë që prej nëntorit të vitit 1987. Një mbrëmje rekordesh për Qytetarët, që nuk kanë treguar aspak mëshirë ndaj Burton. Me këtë rezultat, City e ka të sigurt finalen e Carabao Cup dhe ndeshja e kthimit do të jetë thjesht një formalitet.

Related posts

HISTORIA QË PO BËN XHIRON E BOTËS/ Lojtari padit të ëmën për 6 fanella

Delo.autor

Allegri paralajmëron Realin: Jemi “luanë të plagosur”, nuk kemi vdekur

Sadik.Autor

FORMACIONI ZYRTAR/ Reja me shumë dyshime, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Polonisë…

Delo.autor

Leave a Comment