Futboll Kategoria Superiore Sport

FAZA PËRGATITORE/ Skënderbeu mes dëmtimeve dhe probleme me ganezët. Ja situata në kampin korçar…

Skënderbeu është në pritje të elementëve kryesorë të ekipit për të filluar zyrtarisht përgatitjen për sezonin e ri. Pavarësisht se faza përgatitore ka nisur, Skënderbeu nuk është ende i plotë dhe duket se kjo gjë po mban peng Memellin për sa u përket përgatitjeve.

Për momentin, duket se gjithçka është mbyllur sa i takon merkatos, por ende ekipi nuk është i plotë. Ajo që pengon Memellin në këto momente, duket se janë mungesat e shumta që ka në ekip, mungesa që e privojnë për të qenë i qetë dhe i plotë në përgatitjet e ekipit.

Në kushte të tilla, duket se Memelli po pret gjithnjë e më shumë mbërritjen e lojtarëve kryesorë të ekipit. Lajmi i mirë për Skënderbeun është fakti që bardhekuqtë mund të kenë më shpejt nga sa ishte parashikuar dy elementë të rëndësishëm të ekipit. Rexhepi dhe Sadriu, pasi kanë mbyllur aventurën e tyre me Shkëndijën e cila është eliminuar nga Europa, do të kalojnë sërish në radhët e korçarëve.

Kjo bën që bardhekuqtë të jenë më të qetë në këto dy reparte. Nga ana tjetër, edhe mungesat e tjera për shkak të dëmtimeve duket se kanë një kthim shumë të afërt. Berisha dhe Zguro janë lojtarët që prej ditësh nuk po stërviten dot me ekipin për shkak të problemeve fizike. Duket se koha e rikuperimit për të dy lojtarët është më e shkurtër se sa pritej. Berisha rikthehet të martën në grup, pasi problemet fizike duket se janë duke kaluar.

Zguro nga ana tjetër ka vuajtur dëmtimin që prej fundit të sezonit të kaluar dhe ishte e udhës që të qëndronte disa ditë pushimi. Por, edhe pogradecari, i cili pritet të gradohet kapiteni i Skënderbeut në sezonin e ri, do të bashkohet më shpejt nga se pritej me skuadrën. Brenda javës së ardhshme, Memelli fiton kështu katër lojtarë të rëndësishëm për ekipin e tij. Por, ajo që është më kryesorja, është zgjidhja e problemeve burokratike për Mensah dhe Randin.

Dy ganezët e Skënderbeut janë ende peng e procedurave të kalimit ndërkombëtar, ndaj edhe për këtë, Memelli është në ankth. Gjithsesi, Mensah do të bashkohet me ekipin në 5 gusht, ndërsa Randi rreth datës 8. Kjo do të thotë se Skënderbeu do të mund të jetë i plotë vetëm në fillim të javës së katërt të përgatitjeve.

Related posts

POLEMIKAT PËR ZËVENDËSIMIN ME DYBALAN/ Ja si Nedved “zbuti” CR7 pas rikthimit nga kombëtarja

Delo.autor

NEYMAR I PRIRUR TË RIKTHEHET NË “CAMP NOU”/ Bacelona përgatit ofertën zyrtare, ja shifra “galopante”

Delo.autor

KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Senegali, finalisti i parë i edicionit të 32-të

Delo.autor

Leave a Comment