Futboll Shqipëri Sport

“KAM MUNDËSI TË BËJ MË SHUMË PËR…”/ Bashkimi bën FUQI, një tjetër emër DEL për presidencën e Tiranës

Tirana duket se do të futet në një fazë mjaft interesante. Presidenti Refik Halili paralajmëroi se do të afrohej një donator për bardheblutë, por kjo deklaratë i doli jashtë pritshmërive, pasi deri tani janë dy emra potencialë që kanë shpallur kandidaturën e tyre.

Të mërkurën ishte biznesmeni Lul Morina që deklaroi hapur se ka një plan për ringritjen e bardhebluve, ndërsa të enjten është Lut Nuri ai që hedh kandidaturën. Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit njihet për kontributin e tij në sport dhe ndihmën që i ka dhënë shpesh herë Tiranës. Në fakt, ai ka ndihmuar dhe Vllazninë, ndërsa së fundmi ka qenë pranë Dinamos.

 

Nuri, ashtu si Morina, ka qenë pranë Tiranës, por është tërhequr në momentin që Halili ka marrë në zotërim pjesën më të madhe të aksioneve. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai shpreh gadishmërinë për të qenë donatar sërish te bardheblutë.

“Unë nuk kam mundësi të bëj më shumë për atë klub, pasi sa kam pasur mundësi e kam ndihmuar pa hile. Halili është munduar të bëjë më të mirën, është bashkëvuajtësi im. Lut Nuri do të jetë shërbëtori i Tiranës gjithë jetën. Nuk do të them ndonjëherë se çfarë kam dhënë për Tiranën, por dhe mua më takon një stol në atë tokë, në atë shtëpi. Tani që është Halili në krye, kjo punë ka nevojë për takime, bisedime dhe jo ndarje e mëri. Unë bëj thirrje për durim dhe bashkim”, – shton Nuri.

Related posts

GAFA E KAMPIONËVE TË BOTËS/ Çelsi vendos në poster foton turpëruese të Mendi

Delo.autor

LAMTUMIRË SALA/ Funerali i futbollistit zhvillohet sot në Argjentinë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Legjenda e Manchester United shumë pranë stolit të klubit të njohur Europian

Delo.autor

Leave a Comment