Futboll Premier League Sport

RASHFORD TITULLAR TEK MAN UNITEDI/ Solskjaer ul 82 milionë euro në stol…

Marcus Rashford është zgjedhur si numri 1 i sulmit të Manchester United nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka vendosur të ulë në stol Romelu Lukaku-n.

Të dy yjet e “Djajve të Kuq” kanë shënuar nga tre gola që nga momenti që norvegjezi ka marrë vendin e Jose Mourinho-s në dhjetor. Por Solskjaer ka folur me Rashford dhe i ka bërë të qartë se ai do të jetë qendërsulmuesi titullar.

Anglezi nuk ka shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit portugez dhe është përfolur për një largim në merkaton e janarit. Por duket se 21-vjeçari ka gjetur formën e mëparshme në javët e fundit, duke shënuar kundër Newcastle, Bournemouth and Cardiff.

Pas fitores 2-0 ndaj Newcastle, Solskjaer ka thënë për Rashford: “Ai lufton gjatë gjithë kohës dhe vrapon shumë. Do të bëhet një numër 9 i shkëlqyer”.

Romelu Lukaku nuk ka qenë në  dispozicion për arsye familjare në momentin që Solskjaer ka marrë drejtimin e skuadrës dhe mungesa e belgut i ka dhënë një mundësi Rashford për të shkëlqyer.

Lukaku, i blerë për 82 milionë euro nga Everton, është aktivizuar nga stoli dhe ka shënuar gol në të dy ndeshjet e fundit të luajtura në Premier League. Gjithashtu, ai ka shënuar golin e dytë të United në ndeshjen e luajtur si titullar kundër Reading në Kupën e Anglisë.

United, që ka fituar pesë ndeshjet e fundit, do të përballet me Tottenham në  “Wembley” këtë të diel dhe Rashford pritet të jetë titullar.

Related posts

Probleme për Taren, sherr në stërvitje me Anderson

Q.Autor

NË PRAG TË SFIDËS ME PARTIZANIN/ Trajneri Gjoka: Duhet të “blindojmë” vendin e dytë, por synimi…

Delo.autor

“DO TË FIRMOSË SOT ME PSG-NË”/ Babai i Messit: Përgjegjësia e largimit? Zbulojeni tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment