Futboll Seria A Sport

“DUHET TË VESH TRURIN NË PUNË, KËMBËT DHE ZEMRËN NË FUSHË”/ Conte: Ne duhet të kombinojmë cilësitë teknike dhe…

Trajneri i Interit, Antonio Konte pas fitores me përmbysje ndaj Torinos është intervistuar nga mikrofonat e “DAZN” ku është shprehur me këmbë në toke dhe se ky Inter ende nuk është i madh:

Interi në disavantazh për të arritur fitoren – “Unë jam me mendimin se duhet punuar shumë. Përtej kualitetit, organizimit, përgatitjes së ndeshjeve, duhet të vesh trurin në punë, këmbët dhe zemrën në fushë. Por uroj që ky mësim të na shërbejë për të ardhmen. Nëse dëshirojmë diçka le të shkojmë ta marrim.

Inter për momentin nuk është skuadër e madhe – “Unë mendoj se Lukaku, si të gjithë djemtë e tjerë, është inteligjent. Edhe në vështirësi këta njerëz bëjnë vlerësime. Unë jam i lumtur që Lukaku ka bërë këtë lloj vlerësimi. Kur ndiej se theksohen situatat nga të cilat jemi ende larg. Më vjen keq nëse dikush shkon pas këtyre sirenave magjepsëse. Ne duhet të gërmojmë dhe vetëm atëherë mund të flasim për objektiva të rëndësishëm që duhet të arrihen. Ne duhet të kombinojmë cilësitë teknike dhe taktike me një tërbim konkurrues dhe një dëshirë për të fituar që kundërshtarët janë ndjerë që nga fillimi, madje edhe para se të hynim në fushë, ne ende jemi të zemëruar që nuk e bëmë. Bëmë disa ndryshime, mbërritën lojtar të rinj të cilët ende nuk e kanë kuptuar situatën, ky është një grup i shëndetshëm të djemve inteligjentë, por ai duhet të kuptojë. Fjalët e Lukakut janë të vërteta.”

Problemi tekniko-taktik – “Nuk mund të jetë një pyetje taktike. Në pjesën e dytë kemi luajtur me Vidal, Barela, Sançez trekuartist, Lautaro dhe Lukaku. Në fillim ishte Barela pak mesfushor më i avancuar dhe Galiardini më poshtë. Me pak fjalë, asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm dëshira. Edhe kur bëhet presion duhet të tregosh egërsi, përndryshe kundërshtarët vijnë nga të gjitha situatat. Në gjysmën e dytë presioni konkurrues u rrit, dëshira për të luftuar është rritur, hapësirat janë zvogëluar dhe kemi shënuar 4 gola, por mund të kishim bërë edhe më shumë.”, përfundoi tekniku zikaltër, Antonio Konte.

Related posts

E FUNDIT/ Theo Walcott i kalon testet mjekësore te Evertoni

Q.Autor

NDËRHYRJE HORROR/ Futbollisti nuk njeh limite. Shikoni pamjet e tmerrshme (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Lokomotiva e Zagrebit prezanton shqiptarin e radhës

Delo.autor

Leave a Comment