Futboll Seria A

VIDEO/ Milani fiton me përmbysje ndaj Cagliarit, Kessie shënon dopietën e parë

Milani ka marrë pikët e plota në udhëtim te Cagliari, duke triumfuar 1:2.

Milani e ka nisur mbarë vitin 2018. Pas fitores 1:0 kundër Crotones, para pushimit dimëror, Milani tani ka regjistruar një tjetër triumf.

Të besuarit e Gennaro Gattusos morën tri pikë shumë të vlefshme, duke triumfuar 1:2 në udhëtim te Cagliari.

Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e tetë përmes Nicolo Barella, por Milani përmbysi shumë shpejtë gjithçka përmes Franck Yannick Kessie që shënoi në minutat 36’ dhe 43’ për rezultatin përfundimtar 2:1, pasi në 45 minutat e fundit nuk u shënua asnjë gol.

Në pjesën e dytë, u dhanë dy kartonë të kuq, një për vendasit dhe një për mysafirët.

Ricardo Rodriguez për Milanin mori të dytin të verdhë në minutën e 80’të, ndërsa në atë të 88’të, edhe Nicolo Barella, realizuesi i golit për Cagliarin, mori të dytin të verdhë, për t’u përjashtuar nga sfida.

Milani gjendet në pozitën e shtatë dhe pas kësaj fitore ka shkuar në kuotën e 31 pikëve, 23 më pak se lideri, Napoli.

https://www.youtube.com/watch?v=gsa9be4zVWw

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ancelotti drejt largimit nga Napoli, transferohet tek…

Delo.autor

FIFA planifikon një garë më të rëndësishme se Liga e Kampionëve, do të luhet çdo katër vite

Sadik.Autor

PARALAJMËRON/ Presidenti i UEFA-s: Europa dhe Amerika e Jugut përgatiten të bojkotojnë Botërorin nëse…

Delo.autor

Leave a Comment