Futboll Seria A Sport

NDESHJA TORINO-FROSINONE/ Një lajm i mirë për “Zikaltërit”, ja pse fitoi 2,5 milionë euro

Cristian Ansaldi mund të konsiderohet lojtari i ri i Torinos duke filluar nga ora 15:00 e ditës së diel.

Kur u transferua nga Inter te Torino në verën e vitit 2017, huazimi i tij mund të kthehej në një blerje përfundimtare kur lojtari të kryente 40 paraqitje me ekipin e tij.

Ndaj Frosinone-s, Mazzarri vendosi ta aktivizonte përsëri që nga minuta e parë, duke aktivizuar klauzolën.

Shifra e 2.5 milionë eurove nuk do të paguhet tani, por në fund të sezonit. Ky është një lajm i mirë për zikaltrit, pasi rregullon sado pak bilancet financiare të klubit.

Ndërkohë edhe Ansaldo do të vazhdojë karrierën  tij te Torino, pas një periudhe jo të suksesshme tek Inter.

Related posts

TURQI-ITALI/ 20 vite më parë Conte realizonte këtë SUPER GOL. A do të përsëritet historia? (VIDEO)

Delo.autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Ish-presidenti i Realit deklaron: Bale do të largohet nga “Los Blancos”, Zidane ka…

Delo.autor

NGA GOLI NDAJ GJERMANISË TEK ARRATISJA NË FRANCË/ Rrëfimi special i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata

Delo.autor

Leave a Comment