Futboll Seria A

Dopieta e parë me Milanin, Kessie: Mos më krahasoni me Gattuson, ai është…

Milan arriti të fitonte me rezultatin 1-2 përballë Cagliarit, duke u ngjitur kështu në vendin e shtatë 2 pikë larg Europa League dhe 11 pikë larg Champions.

Frank Kessie ishte autori i të 2 golave, njërën me penallti dhe tjetrën me anë të një aksioni model nga ana e skuadrës së Gattusos e cila reagoi në mënyrë të shkëlqyer duke përmbysur në harkun kohor prej 7 minutash.

” Sot ishte nje fitore shume e rendesishme. Jam i lumtur per 3 piket & dy golat, ne duhet te vazhdojme ne kete rruge. Krahasimi me Gattuson? Me Gattuson kam nje raport te shkelqyer, ai ishte nje kampion i madh, une jam ende ne fillimin e karrieres time dhe duhet te mendoj vetem per te punuar.”, u shpreh Kessie pas ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e parë e kuqezinjve për vitin 2018, të cilët do të ndeshen javën e ardhshme me Lazion./Alpenews.al/

 

Related posts

PANUCI “HARRON KOMBËTAREN”/ Juventusi meriton triumfin në Champions

Isa.Autor

DORËZOHET SPALLETTI/  Nuk besoj se MODRIC do të vijë tek INTERI

Isa.Autor

NUK DO TA BESONI/ Çudia në ITALI, arbitri akordon PENALLTI për…SHARJE

Isa.Autor

Leave a Comment