Futboll Seria A Sport

SITUATA MBI TË ARDHMEN E INTERIT/ Wanda Nara: Rinovimi i Icardit lidhet me…

“Icardi nuk mund të paguhet më pak se Higuain e Dybala”. Është ky ultimatum dhe diktati i vendosur nga Wanda Nara ndaj Inter. Bashkëshortja dhe menaxherja e qendërsulmuesit zikaltër, në fakt ka fiksuar tashmë termat e referencës. Dybala paguhet 7,5 milionë euro në sezon, ndërsa Higuain deri arrin deri në 9,5 milionë euro në vit. Është e paimagjinueshme sipas Wandas, që Icardi të mjaftohet me vetëm 6,5 milionë euro në sezon, sikurse është edhe propozimi nga klubi zikaltër.

Mbi tryezën e tratativave Inter do të gjendet përballë Wanda Naras shumë të vendosur, koma më shumë se në verën e vitit 2016 kur kishte hapur frontin e rinovimit përballë një oferte të Napolit që kërkonte të zëvendësonte Higuain, asaj kohe të transferuar te Juventus. E kotë të fshesh tensionin në anën e futbollistit, që mbrëmë ka prekur kulmin, pasi Maurito, është gjithçka por jo i lumtur, si përsa i përket situatës mbi të ardhmen zikaltër, ashtu edhe në lidhje me gjobën ekstreme me të cilën drejtuesit e Inter ndëshkuan vonesën e kapitenit në rikthimin nga pushimet.

Related posts

Japonia humbet, por numri i kartonave i dhuron kualifikimin

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË BRAZIL/ Publikohen pamjet, lojtari përfundon në pranga pas gjestit barbar (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON ZGJEDHJET E VËSHTIRA/ Hazard kalon testin e së vërtetës: Do ishte fantastike të arrija…

Delo.autor

Leave a Comment