Champions League Futboll Sport UEFA

KËRCËNON Klopp: Liverpool nuk është Chelsea e as Barcelona

Jurgen Klopp ka paralajmëruar Romën para ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Në Romë ëndërrojnë përmbysjen e madhe në gjymsëfinalen e kthimit ndaj Liverpoolit që vlen një biletë për në Kiev, finalen e madhe të Champions League.

Pas Chelsea-it dhe Barcelona, verdhekuqtë e Di Francescos ëndërrojnë një tjeter fitore me shifrat 3-0 këtë herë ndaj të kuqve, por Jurgen Klopp në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide ka paralajmëruar Romën.

“ Ne nuk jemi as Chelsea dhe as Barcelona, jemi Liverpooli. Jemi këtu për të arritur një objektiv të rëndësishëm dhe jam i sigurtë që do ta realizojmë me sukses misionin tonë. Historia e Liverpoolit dhe Romës është fantastike por ne nuk na ndihmon aspak fakti se gjyshërit tanë kanë fituar këtu. Do të jetë vetëm një ndeshje futbolli në një stadium madhështor, në një stadium fantastik dhe ndaj një skuadre shumë të fortë.

Përmbysjet janë të mundura në futboll por ne do të bëjmë lojën tonë për tu kualifikuar në fund dhe nuk besoj se Roma mund të na mposhtë 3-0 ose 4-0. Nuk besoj se jemi në një situatë të vështirë dhe do të japim gjithçka për të shkuar në finale”, deklaroi Jurgen Klopp.

Related posts

“MILAN DI SI TA VLERËSOJË PARANË”/ Presidenti i Brescias: Inter gaboi në të gjitha format me Tonalin

Delo.autor

NDEZ POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Guillem Balague: Messi do të transferohet në Premier tek klubi…

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Skuadra egjiptiane firmos kontratë me një 75-vjeçar

F.autor

Leave a Comment