Futboll Sport

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Policia lëshon mandatin ndaj Ronaldos

Sipas asaj që raporton media amerikane “Wall Street Journal”, policia e Las Vegas ka lëshuar një mandat për të siguruar një kampion të ADN-së së Cristiano Ronaldo, me qëllim verifikimin nëse ajo korrespondon me atë që është gjetur gjatë hetimeve mbi veshjet e femrës që ka akuzuar portugezin për përdhunim.

Modelja amerikane Kathryn Mayorga, 34 vjeç pretendon se është dhunuar seksualisht nga futbollisti portugez në një dhomë të hotelit në Las Vegas nëntë vite më parë.

Futbollisti i Juventus mohon në mënyrë kategorike akuzat e ngritura kundër tij. Peter S. Christiansen, një nga avokatët e Ronaldos, në tetor kishte deklaruar: “Ronaldo ka insistuar gjithmonë, sikurse bën edhe sot, se ajo që ka ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas ishte e natyrës konsensuale”.

Related posts

Marcelo tallet me Ronaldo-n: Çfarë të kanë bërë aty poshtë|!

Sadik.Autor

DEBUTIMI I YLLIT CAVANI TEK MANCHESTER UNITED/ Shikoni kush ia bën përkthyesin me Solskjaer

Delo.autor

E KTHYEN LOJËN NË “TENIS”/ “Mautaro” udhëheq Interin drejt çerekfinales

Delo.autor

Leave a Comment