Bundesliga Futboll

Pas zyrtarizimit tek Bayern, Goretzka ‘masakrohet’ nga tifozët e Schalkes

Dukej sikur shokët e ekipit donin që ai të mos vuante aq shumë në fushën e lojës. Ta ruanin nga tifozët e revoltuar, ta mbronin. Tifozët e Schalke 04 janë treguar të paskrupullt me talentin që në fund të sezonit do të transferohet te Bayern.

Fërshëllimat kundër tij kapën shifrën 104 decibel, dhe një banderolë e madhe dukej gjatë 90 minutave në shkallët e stadiumit.

Vetëm dy herë ia pasuan topin Leon Goretzka-s gjatë gjithë pjesës së parë në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Hannover 96, kontaktin e tretë me topin e fitoi vetë pas ndërhyrjes që i bëri kundërshtarit.

Reagimi i tifozëve ishte i njëjtë me atë të parin kur komentatori i stadiumit po thoshte formacionin e ekipit dhe prezantoi lojtarin me numrin tetë.

Në momentin që iu tha emri filloi për të parën herë koncerti i fërshëllimave. Urrejtje në vend të shpresës.

Ai tashmë është kthyer në një person të padëshiruar te Schalke.

Edhe banderola ishte e rëndë: “As paraja, as titujt nuk kanë më shumë vlerë se klubi. Ai që nuk e vlerëson këtë gjë mund të zhduket.”

“Të zhduket” është përkthimi më i mirë që mund t’i bëhet asaj fjale, pasi është shumë herë më ofenduese.

Se si do të vazhdohet, nuk dihet. Por 4 muaj të tjerë kështu nuk është përgjigja. Schalke po mendon të lërë jashtë ekipit lojtarin për të mirën e tij dhe të klubit.

Related posts

SHKAKTON “TËRMET” NË RJETET SOCIALE/ Ferdinand tallet keq me dënimin e Manchester City (VIDEO)

Delo.autor

PAS FESTIMIT TË GOLIT/ ​Salah fton tifozin e verbër të Liverpoolit për një vizitë të veçantë (VIDEO)

Isa.Autor

FUNDI I ËNDRRËS I “TË KUQVE”/ Tre arsyet pse Chelsea triumfoi ndaj Liverpool në “FA Cup”

Delo.autor

Leave a Comment