Futboll Premier League Sport

KRITIKAT PËR PARAQITJEN E COUTINHOS/ Jurgen Klopp parashikoi gjithçka

Është mirë t’i besosh Jurgen Klopp-it, këtë duhet ta dinë lojtarët e tij, veçanërisht ata që kanë ndërmend të largohen nga Liverpool-i.

Philippe Coutinho nuk po kalon një moment të mirë aktualisht te Barcelona, por në fund faji është vetëm i tiji. Braziliani ka kërkuar me ngulm transferimin te katalanasit dhe dëshira e tij është plotësuar janarin e kaluar. Por sot mund të ketë ndryshuar mendim.

Me “blaugranat”, në  fakt, nuk po gjen shumë hapësira dhe zëvendësi i Valverde-s nuk i ka kursyer kritikat për paraqitjet e tij të fundit. Por Jurgen Klopp e kishte paralajmëruar se një e ardhme larg Liverpool-it do të kishte qenë e rrezikshme për të.

Në majin e 2017-ës, siç ka bërë të ditur “Independent”, Klopp i ka thënë  yllit të tij: “Qëndro këtu dhe do të ndërtojnë një statujë në nderin tënd. Shko diku tjetër, te Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid, dhe do të jesh një lojtar çfarëdo, këtu mund të jesh diçka më shumë”.

Një parashikim që po kthehet në realitet për brazilianin në këtë sezon.

Related posts

Skuadrat e mëdha angleze pas Baileyt, Leverkuseni i cakton çmimin e largimit

Q.Autor

Në ishull të sigurt/ 110 milionë euro, Icardi i destinuar për të luajtur në Premier League…

Sadik.Autor

PARTIZANI ZHBLLOKON DERBIN/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Cordeiro mposht Likën me një gol fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment