Futboll Premier League Sport

SHKËMBIM KOKË MË KOKË ME JUVENTUSIN/ Ja ylli që kërkon “Djajtë e Kuq” për të lënë të lirë Pogban

Tek skuadra e Manchester United është rikthyer qetësia pas ardhjes së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, çka bëri që përpjekjet e Juventusit për të rikthyer në Torino mesfushorin francez Paul Pogba të pakësohen. Por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu, pasi “zonja e vjetër”, nuk është tërhequr asnjëherë nga ideja për të marrë Pogba.

Mësohet se bardhezinjtë kanë punuar ditët e fundit nën rrogoz, duke biseduar me drejtuesit e Manchester United për të realizuar një shkëmbim. Duke i lënë skuadrës së “djajve të kuq” të drejtën e zgjedhjes dhe sot, nga Anglia, ka ardhur propozimi. Solskjaer i ka kërkuar Juventusit mefushorin brazilian Douglas Costa në shëkmbim te Paul Pogba, duke ofruar një shkëmbim “kokë më kokë”.

Duket se Solskjaer ka mbetur i mahnitur nga aftësitë e mesfushorit brazilian, me driblimet e tij dhe krosimet e sakta për sulmuesit dhe është gati të heqë dorë nga Pogba për ta sjellë në Premier League. Te Juventusi, për momentin janë duke u menduar për këtë shkëmbim, për të hequr dorë nga një talent dhe për të sjellë në Torino një kampion bote. Por gjasat janë që shkëmbimi të realizohet që në merkaton e janarit.

Related posts

I HODHI KËPUCËN NË TRIBUNË/ Futbollisti shtrin përtokë djaloshin që kapte topat

F.autor

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Ministri Lleshi: Rikthimi i policisë ka një faturë dhe duhet paguar si…

Delo.autor

FERENCVAROS MERR LAJMIN E KEQ/ Uzuni rezulton pozitiv me COVID-19, lojtari futet në karantinë

Delo.autor

Leave a Comment