Futboll Seria A Sport

MISTER/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Serie A, dyshohet se… (FOTO)

Federata e Afrikës së Jugut ka bërë me dije se ish-futbollisti Philemon Masinga ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore. Mediet lokale shpjeguan se ish-futbollisti ishte shtruar që në muajin dhjetor në spital dhe shkaku i vdekjes mbetet mister, pasi nuk dihet se nga çfarë sëmundje u prek.

Në karrierën e tij Masinga ka veshur fanellën e Barit dhe Salernitanës në Seria A, nga viti 1997-2001. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, sulmuesi zhvilloi 75 ndeshje duke shënuar 24 gola me skuadrën pulieze.

Ndërsa në kombëtare mbahet mend si kampion i Afrikës në vitin 1996. Ndërkohë që në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Leeds në Angli, për të mbyllur ciklin e tij në vitin 2002, me skuadrën e Al-Wahda.

Related posts

MOVIOLA/ Gafa në Durrës dhe Vlorë, Kola pa autoritet, maltezët e katranosin. Ja kush u penalizua

Isa.Autor

NUK DI TË NDALET/ “Diamanti” i Chelseat barazon rekordin e Ronaldos në Premier, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Reagon presidenti i UEFA-s, pas lajmeve se Liverpoolit s’do të shpallet kampion në Premier

Delo.autor

Leave a Comment