Boks

“Po u rikthye në ring, do të pësojë një tjetër humbje me KO”, Replikon Whyte ndaj legjendës së boksit

Boksieri britanik Dillian Whyte ka reaguar sot pas zërave të ditëve të fundit së ai do të jetë rivali i ardhshëm i një legjende të boksit, ukrainasit Wladimir Klitschko. Ky i fundit mund të rikthehet në ring në prill të këtij viti, pas dy vitesh mungesë.

“Jam gati të dueloj me Klitschko dhe ta mund me KO nëse ai vendos të rikthehet në ring dhe të duelojë me mua. Ai është një kampion i madh, por unë mendoj se tani është koha ime. Unë e di se si ta mund atë. Është njësoj si të hyj në shtëpinë e tij dhe t’i shqyej lavamanin”, tha Whyte.

30-vjeçari Dillian Whyte, 25 fitore e 1 humbje në karrierën e tij, vjen nga fitorja në duelin me Dereck Chisora, në dhjetor të këtij viti. Britaniku konsiderohet si kandidati kryesor për të dueluar ndaj patriotit të tij Anthony Joshua, kampionin e botës në peshën e rëndë.

Por duket se në skenë po rikthehet një ikonë e sportit të boksit, Wladimir Klitschko, tashmë 42 vjeç, 64 fitore  5 humbje në karrierën e tij. Por ukrainasi i ka humbur dy duelet e fundit, ndaj Fury e Joshua. Pasioni për sportin duket se po e detyron të ngjitet sërish në ring ikonën e dorezave.

Related posts

Wilder: Do të shkoj në Britani për t’u ndeshur me Joshua

Sadik.Autor

BËN PREMITIMIN E MADH/ Boksieri Marku: Kam një objektiv të madh në jetën time dhe do ta realizoj

Delo.autor

SHOW DHE SPEKTAKËL/ Sfida Mayweather-Nasukawa, ja rregullat se si do të zhvillohet dueli

Isa.Autor

Leave a Comment