Futboll La Liga Sport

SIMEONE “STËRKËMBËSH” INTERIT/ Ja çfarë bën me Godin për ta mbajtur në ekip

Trajneri Diego Simeone, ashtu sikurse edhe tifozët e skuadrës së Atletico Madrid, dëshirojnë që mbrojtësi 32-vjeçar Diego Godin të qëndrojë edhe për një vit me fanellën e ekipit “colchoneros”. Kjo duket e vështirë, duke qenë se kontrata e mbrojtësit uruguajan skadon në fund të këtij sezoni dhe ai është pranë transferimit tek Interi.

Por trajneri Simeone ka vendosur që ta hedhë në fushë si titullar mbrojtësin, madje duke i besuar edhe shiritin e kapitenit në ndeshjen që Atletico luan ndaj Levante. Një lëvizje për të bindur Godin që të qëndrojë tek skuadra spanjolle edhe për një sezon. Atletico i ofron rinovimin e kontratës edhe për një vit mbrojtësit

Diego Godin synon një kontratë 2-vjeçare, kusht të cilin ia plotësin skuadra e Interit, që praktikisht ka mbyllur marrëveshjen. Por trajneri Diego Simeone shpreson që me këtë lëvizje t’i prishë mendjen lojtarit dhe të qëndrojë në Madrid.

Related posts

Simeone feston si i çmendur kalimin në finale të Europa Leagues (VIDEO)

Sadik.Autor

ANKTH TEK FORMULA 1/ E fejuara e një piloti është me koronavirus

Delo.autor

Gary Lineker: Liverpooli mund të fitoj Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment