Futboll Seria A Sport

“Mund të isha bërë si Messi, por shkatërrova veten me gabimet e bëra”, rrëfen Cassano për “magjinë” e dhuruar në fushë

Ka qenë një nga protagonistët e futbollit italian në 15 vitet e fundit, si për magjinë që ka dhuruar në fushë ashtu dhe për incidentet brenda e jashtë saj. Ndoshta më shumë është i njohur për “le cassanate” që ka bërë, nofkë që ka marrë për shkak të mbiemrit, Cassano. Antonio Cassano.

Talenti nga Bari, që ka luajtur edhe me Roma, Real Madrid, Sampdoria, Milan e Inter, ka rrëfyer se me magjinë që i kishte dhuruar Zoti sot mund të ishte tjetër njeri. Por ai ndoqi një tjetër rrugë, duke mos u bërë një idhull për fansat. “Nuk ankohem për karrierën time, kam luajtur me disa prej ekipeve më të mëdha në botë”, shprehet Cassano.

“Kam bërë shumë rrëmujë në karrierën time, këtë gjë e di, e kam pranuar dhe më vjen keq. Nuk më pëlqente të stërvitesha. Nëse në 15 vite karrierë do të kisha bërë atë që duhej, sot do të isha njësoj si Messi”, thotë Antonio Cassano, që periudhën më të artë të karrierës së tij e kaloi te Sampdoria.

“Për mua Messi do të jetë i përjetshëm në historinë e futbollit. Edhe Cristiano Ronaldo është një futbollist i madh, por Leo ka një aftësitë teknike që nuk e ka askush, që asnjeri nuk do ta ketë në të ardhmen”, shprehet më tej 36-vjeçari Antonio Cassano.

Related posts

Europiani U-19 për vajza, ja shorti i kombëtares kuqezi të rrjetës

Sadik.Autor

Lewandowski i vetëofrohet, Real Madridi e injoron

Q.Autor

MALA gjunjëzon KUKËSIN/ PARTIZANI rimerr kreun dhe ëndërron TITTULLIN

Isa.Autor

Leave a Comment