Futboll Premier League Sport

MIQTË E MIRË DALLOHEN NË VËSHTIRËSI/ 12 vjet më pas, Solskjaer i hap dyert e United ish-shokut të ekipit

Miqtë e mirë dallohen në momente të vështira dhe kjo është padiskutim një e vërtetë absolute. Giuseppe Rossi, sot pa kontratë dhe pa skuadër, është në kërkim të një klubi që mund t’i besojë (sulmuesi ka mbushur 31 vjeç dhe nuk luan ndeshje zyrtare prej 20 majit të shkuar, me fanellën e Genoas ndaj Torinos).

Dhe, Ole Gunnar Solskjaer nuk ka nguruar por i ka telefonuar: Pepito do të stërvitet me Manchester United, falë dëshirës së shokut të skuadrës te “Djajtë e Kuq”, që sot i drejton në stol në vend të Jose Mourinhos.

Në fakt, karriera e dy sulmuesve është kryqëzuar mes vitit 2004 dhe 2006: ajo e Rossit, te të rinjtë e “Red Devils” (por, me 14 ndeshje dhe 4 gola në ekip të parë) po shpërthente, ndërsa ajo e norvegjezit, i datëlindjes 1973, ishte pranë perëndimit dhe fundit. Pavarësisht diferencës së moshës, mes të dyve u krijua një raport edhe jashtë fushe. Kështu, Solskjaer, që ka sjellë qetësinë në “Old Trafford”, është kujtuar për Pepiton.

Sepse, një mik i mirë nuk të kthen kurrizin, por të ndihmon atëherë kur ke nevojë.

Related posts

Zbuloi skandalin me trukimet në Ganë, gazetarit investigativ i rrezikohet seriozisht jeta (FOTO)

Sadik.Autor

ALLEGRI DREJT LAMTUMIRËS/ Juventusi mendon rikthimin sensacional, ja emri

Delo.autor

Coutinho tregon objektivin me Barcelonën, i lumtur që do të luajë me Messin

Q.Autor

Leave a Comment