Shqipëri

FSHF promovon albumin ‘EURO 2016’, ekspozitë me momentet historike të kuqezinjve

Ditën e hënë (nesër) në orën 13:00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ceremoninë e promovimit të albumit “EURO 2016”.

Njëkohësisht do të bëhet dhe hapja e ekspozitës me momentet më pikante dhe më deçizive të Europianit të Francës, ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në historinë e saj në verën e vitit 2016.

Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, ish-lojtarë të ekipit kombëtar dhe personalitete të futbollit shqiptar ndër vite.

Ekspozita do të jetë e hapur disa ditë për të gjithë dashamirësit duke sjellë edhe një herë në vëmendje të gjitha momentet e një triumfi historik me ekipin kombëtar shqiptar.

Related posts

7 LOJTARË JASHTË LISTËS SË KOMBËTARES/ Të anashkaluarit e Rejës, ja ecuria e tyre sezonale…

Delo.autor

LORENC TRASHI LARGOHET ZYRTARISHT NGA PARTIZANI/ Futbollisti firmos me ekipin e ri

Delo.autor

DOPIETË DHE ASIST/ Mesfushori Rroca fenomenal në kampionatin turk. Ja vlerësimi pas ndeshjes…

Delo.autor

Leave a Comment