Futboll Seria A Sport

E KTHYEN LOJËN NË “TENIS”/ “Mautaro” udhëheq Interin drejt çerekfinales

Interi kalon në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi mundi me lehtësi Beneventon në një “San Siro” pa tifozë, me shifrat e thella 6-2. Zikaltrit vulosën gjithçka që në minutat e para, ku Ikardi me penallti, e më pas Kandreva, shënuan dy herë brenda 7 minutave.

Dalbert trefishoi, në sekondat shtesë të pjesës së parë, me një goditje të bukur me të majtën nga brenda zone. Me fillimin e të dytës, në minutën e 48-të, Lautaro Martinez shënoi me kokë, ndërsa në të 66-tën shënoi edhe me një goditje tokazi brenda zone, ndërsa në sekondat e fundit të takimit pati kohë edhe për një gol të dytë të Kandrevës.

Insinje dhe Bandineli shënuan për miqtë, por pa rezistuar më shumë përballë një Interi të etur për triumf. Tashmë, në fazën tjetër, ekipi i Spaletit do të gjejë përballë Lacion e Strakoshës.

Related posts

“ISHA NË BISEDIME NË DISA KLUBE”/ Egbo: Vllaznia si Tirana ime, këtu edhe taksistët bëjnë analistin

Delo.autor

LEICESTER MPOSHT GUARDIOLËN/ Humbja e tretë për Cityn brenda një muaji

Delo.autor

“Faji i Mourinhos, nëse Pogba largohet nga Manchester United”

Q.Autor

Leave a Comment