Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Alarm tek Tottenham, dëmtimi i fundit e lë pa sulmues

Harry Kane po shqetëson jashtë mase Tottenham pasi ka pësuar një dëmtim në kavilje në fund të ndeshjes me Manchester United.

Kane ka dalë nga fusha duke çaluar pasi mbrojtësi i United Phil Jones i ka dhënë një goditje të ashpër.

Kapiteni i Anglisë mund të ketë dëmtuar ligamentet e së njëjtës kavilje që e la jashtë fushës për rreth 7 javë sezonin e kaluar.

Trajneri i Tottenham Mauricio Pochettino pranon se është shumë i shqetësuar, duke parë se Heung-Min Son do të grumbullohet me Korenë e Jugut në Kupën e Azisë.

“Jam i shqetësuar pasi ishte një ndërhyrje e keqe në moment të fundit. Nuk ishte me dashje nga ana e lojtarit të United, por ishte një ndërhyrje e rëndë dhe tani atij i është fryrë kavilja.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Kane. Ai ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe duhet ta kontrollojmë.”

“Do të humbasim edhe Son për Kupën e Azisë dhe nëse dëmtimi i Kane është serioz, atëherë jemi në telashe.”

Related posts

SERBI QË FITOI “TRIPLETËN”/ Stankovic kujton INTERIN e lavdishëm, ÇFARË EKIPI (FOTO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Qipriotët në siklet për Laçin, sulmuesi rival nuk pranon gafa

Isa.Autor

DERBI I ITALISË NË MERKATO/ Juventus nis duelin me Inter për talentin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment