Futboll Seria A

Juventus kërkon 250 milionë € nga PSG për dy yjet e ekipit

Në rast se Neymar largohet këtë verë, por edhe nëse ky transferim nuk realizohet, Paris Saint-Germain po kërkon të përforcojë skuadrën gjatë merkatos së verës. Drejtuesit po monitorojnë dy lojtarë të Juventusit, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë në qendër të vëmendjes. Paulo Dybala dhe Alex Sandro kanë fituar vëmendjen e PSG.

Ky sezon nuk ka qenë më i miri për argjentinasin, që në disa ndeshje e ka parë veten në stol. Ai është përpjekur të mbajë vendin e titullarit në formacionin e Max Allegri-t dhe tani është jashtë për shkak të një dëmtimi. Problemet me Allegri-n kanë shërbyer si ushqim për spekullimet e lëvizjeve për Barcelonën, Real Madridin dhe tani PSG.

Alex Sandro, edhe pse ka shanse të qëndrojë me Juventusin këtë merkato, ditët e tij në Torino janë të numëruara. Juventusi dëshiron 250 milionë euro për të dy lojtarët. Megjithatë, duke pasur parasysh se ata kanë shpenzuar 222 milionë euro për Neymar, kjo shifër është e paarritshme nga Paris SG. /EDS/

Related posts

I PREMTOI 30 MIJË NË KËMBIM TË QENIT/ Një person padit ish-sulmuesin e LiverpooL. Ja arsyeja…

Delo.autor

JUVENTUS LARGON “XHOLIN” E EKIPIT/ Interi gati t’i “rrëmbejë” lojtarin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

Dy oferta për Andre Silvan, sulmuesi portugez do të largohet nga Milan?

Sadik.Autor

Leave a Comment