Futboll Sport

“VARI KËPUCËT NË…”/ Cana dhe Shaqiri si “shqiponja me dy kokë”, ja ç’do të bëjnë ditën e madhe të Kosovës (FOTO+VIDEO)

Lorik Cana është mjaft aktiv, pasi i “vari këpucët në gozhdë”. Ish-kapiteni ynë kuqezi, rekordmeni i ndeshjeve me kombëtaren e Shqipërisë, po jeton në Tiranë, me familjen e tij të ngushtë (bashkëshorten dhe djalin), por lëviz shpesh edhe në Kosovë e vende të tjera.

Sikurse e ka thënë edhe vetë, për momentin është i angazhuar me fondacionin e tij, por edhe me kualifikimet që po merr për trajner dhe drejtor sportiv në kurset e UEFA-s, të zhvilluara nga FSHF-ja. Krahas kësaj, ka edhe angazhime si analist sportiv në një platformë televizive shqiptare me pagesë për Ligën e Kampionëve.

Së fundi është zbuluar një tjetër event i veçantë, ku Cana do të marrë pjesë dhe do të jetë përkrah yllit shqiptar të Liverpool-it dhe Zvicrës, Xherdan Shaqiri, si “shqiponja me dy kokë”. Bashkë me ta do të jetë edhe humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati. Të tre do të marrin pjesë në një ngjarje humanitare më 17 shkurt, ditën më të rëndësishme të Kosovës, përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.

Ky event do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës dhe organizohet nga Shoqata Humanitare DPSC. Kësaj ngjarjeje humanitare ka vendosur t’i bashkohet edhe lojtari i kombëtares së Zvicrës, kamerunasi i natyralizuar si helvet, François Moubandje. Përmes rrjeteve sociale, ish-kapiteni ynë kuqezi iu ka bërë thirrje të gjithëve për të marrë pjesë: “Më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Shoqata DPSC në Gjenevë organizon turneun humanitar. Ju presim të gjithëve. Unë do të jem prezent dhe do të ndaj kohën për një atmosferë sportive me qëllime të ndershme, siç janë ndihmat humanitare, për t’i bërë njerëzit në nevojë me shtëpi të reja. Ju presim sa më të shumtë!”.

Mille merci à Lorik Cana pour son soutien. On vous attend le 17 Février 2019 à Genève!!!

Gepostet von DPSC Développement De Projets Socio-Culturels am Sonntag, 13. Januar 2019

Related posts

LeBron: Jam si vera, sa më shumë plakem aq më i mirë bëhem

Sadik.Autor

LARGOI NGA STOLI TEKNIKUN MOURINHO/ Tottenham nis kontaktet me trajnerin e La Liga-s…

Delo.autor

TRANSFERA ME LEEDS/ Shans i artë për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar dëshiron takim me golin

F.autor

Leave a Comment