Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Mourinho do të marrë 67.421 euro për çdo ndeshje, por me një klauzolë tepër të veçantë

Jose Mourinho nuk ka marrë kohë për të gjetur një punë, pasi u shkarkua nga stoli drejtues i Manchester United. Sipas gazetës “Times”, trajneri portugez ka nënshkruar për “beIN Sports” dhe do të komentojë për këtë kanal televiziv ndeshjet e futbollit të Premier League në Mbretërinë e Bashkuar.

Portugezi do të marrë 67.421 euro për çdo ndeshje, që do të “skanohet” prej tij gjatë analizës profesionale. Problemi që Mourinho ka në këtë rast ka të bëjë me një klauzolë konfidencialiteti, se ai nuk do të jetë në gjendje të flasë për Manchester United (ish-skuadrën e tij të fundit, prej nga u shkarkua dhjetorin e vitit të kaluar).

“Special One” do të debutojë në këtë detyrë të re duke komentuar ndeshjen e Katarit kundër Arabisë Saudite në “AFC Asian Cup 2019”, më 17 janar, për të vijuar pastaj me sfidën Arsenal-Chelsea të Premier League, më 19 janar. Mourinho bashkohet kësisoji me listën e komentatorëve të famshëm të “beIN Sports”, si Zlatan Ibrahimovic, Paul Scholes, Ruud Gullit, Arsène Wenger , Marcel Desailly, Yaya Touré, Nemanja Vidic, Wesley Sneijder dhe Graeme Souness.

Related posts

REALIZOI GOL ME 106 KM/H NGA GODITJA E DËNIMIT/ Mbrojtësi i Interit: E kam ëndërruar këtë ditë!

Delo.autor

BARE SFIDON BARCELONËN/ Xavi: Ndeshja ndaj Espanyol? E vështirë, ja çfarë më ka surprizuar më shumë

Delo.autor

ALARM NGA KORONAVIRUSI/ Norvegjia anulon miqësoren me Izraelin, një rast pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment