Moto GP

“NËSE NJË DITË…”/ Marquez kopjon Rossin dhe zbulon sekretin, ja gara ku ëndërron të garojë

Ashtu si të gjithë kampionët edhe Marc Marquez ka një ëndërr në sirtar, të garojë një herë në Rally Dakar në disiplinën e motorit. Piloti spanjoll, kampion bote në Moto GP me Honda, shpreson që një ditë të ketë mundësi të provojë këtë sfidë. “Mes të gjitha kompeticioneve me motorë, ajo e garave rally Dakar është ajo që më tërheq më shumë”, tha Marquez.

“Për momentin e di që do të garoj në Moto GP edhe për shumë vite, por gjithnjë ëndërroj të jem në rally një ditë”, thotë Marquez, që e di se do të përballet me një sfidë shumë të vështirë mes shkretëtirës. Spanjolli duket se pëlqen të imitojë Valentino Rossi, që shpesh merr pjesë në gara të tilla dhe të shkurtra rally, në vilën e tij gjatë pushimeve.

“E di që të marrësh pjesë në garat e Dakar nuk është si një garë e Moto GP, në pistë. Duhet një përgatitje e madhe fizike e teknike, ku çdo gjë duhet planifikuar mirë. Nëse një ditë do të marr këtë vendim, për të garuar aty, do të përgatitem fort dhe këtë gjë natyrisht do ta bëj në disiplinën e motorëve”, tha Marquez.

Related posts

HISTORIKE/ Nga një spanjoll tek një tjetër, Joan Mir shpallet kampion bote në Moto GP

Delo.autor

Rrëfehet Lorenzo: Rossi një rival, por e admiroj

Q.Autor

STATISTIKAT/ Njoftoi tërheqjen nga “MOTO GP” pas 26 vitesh, çfarë duhet të dini për legjendën Rossi

Delo.autor

Leave a Comment