Bundesliga Futboll Sport

SEANCË STËRVITORE E VEÇANTË/ Ja si Bayern kërkon të rikthehet te golat

Moto i Bayern për seancat e fundit të Bayern përpara se të rikthehet në fushë të premten ndaj Hoffenheim është i thjeshtë: topi duhet të hyjë në kuadrat.

Skuadra e trajnerit Niko Kovac ka fituar kupën e Telekom të dielën në Dusseldorf, pa gjetur golin në asnjë prej dy sfidave nga 45 minuta dhe duhet të fitonte me penallti 8:7 dhe 4:2 ndaj Fortuna-s dhe Gladbach.

Joshua Kimmich ka analizuar siç duhet: “Gjëja e mirë ishte se nuk pësuam asnjë gol, por duhet të punojmë te finalizimi dhe të përmirësohemi për sfidën ndaj Hoffenheim. Atë ndeshje ne duhet dhe duam ta fitojmë.”

Dhe mesa duket Bayern ditët e fundit ka qenë duke u stërvitur në këtë aspekt. Ajo që ra në sy në seancës së fundit stërvitore të së hënës, e cila zgjati rreth një orë, ishte një lojë futbolli brenda një gjysmëfushe dhe me tetë porta të vogla.

Dy ekipe pa portier. Secila skuadër duhet të mbronte katër gola dhe të shënonte katër gola.

Ata që ranë në sy ishin Thomas Muller, Sandro Wagner dhe David Alaba. Edhe talenti Woo-Yeong Jeong ka lënë përshtypje të mirë.

Gjithsesi Kimmich paralajmëron skuadrën përpara Hoffenheim: “Ata janë të rreshtuar shumë mirë. Duket që është një skuadër që luan me një plan të qartë.

“Kombinojnë mirë me njëri-tjetrin. Luajnë me pesë mbrojtës dhe në krahë janë tepër të shpejtë. Një kundërshtar i rrezikshëm.”

Related posts

TRIUMFI BEFASUES/ Ç’bëri MODRIC më shumë sesaXAVI e Iniesta, apo PUSHTETI i…

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Regi Lushkja: Ndaj Moldes do të provojmë shanset tona

Isa.Autor

TRAJNERI I REAL MADRID SOLARI/ Benzema është i jashtëzakonshëm

Isa.Autor

Leave a Comment