Gossip

“SULMON” SËRISH WANDA NARAN/ Motra e Icardit mbështet Maxi Lopez në hipotezën e tradhtisë

Ivana Icardi ka sulmuar sërish kunatën e saj Wanda Nara duke mbështetur ish-bashkëshortin e saj, Maxi Lopez dhe duke kritikuar ashpër bashkëshorten e vëllait të saj.

Që marrëdhëniet midis kunatave nuk ishin shumë të mira kjo dihet, por kjo është një shuplakë e fortë për Wanda-n. Më parë ajo e kishte akuzuar bashkëshorten dhe agjenten e të vëllait se kishte ndërhyrë në ftohjen e marrëdhënies mes Mauro Icardit dhe prindërve të tij.

Maxi Lopez në një intervistë për mediat argjentinase pati thënë se Wanda e telefonon kur Icardi është në grumbullim, pikërisht për këtë tradhti ka vendosur të flas edhe Ivana, e cila nëpërmjet një postimi në Twitter ka nxjerr gjithë inatin duke shkruar:

“Një tjetër viktimë nga kjo minë, ajo ka m** në trurin e saj, çfarë mund të presësh? Pastaj ajo flet për ligësinë që ka kjo botë, dhe këto gjëra… të psikiatrisë, nuk e di si e lejon vëllai im…Gjithsesi.”

Tani na duket sikur po shohim telenovelë argjentinase, presim serinë e radhës, Wanda kundërpërgjigjet…

Related posts

Wanda Nara apo Zaira Nara? Bashkëshortja e Icardit të lë pa fjalë (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

TË PANDARË/ MESSI dhe SUAREZ shijojnë pushimin me bashkëshortet BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

Futbollisti i Kombëtares me të dashur të re/ Lojtari në shoqërinë e këngëtares bukuroshe

Isa.Autor

Leave a Comment