Futboll Seria A Sport

PARA NDESHJES NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Gonzalo Higuain drejt largimit nga Milani, ja prova e radhës

Sot, në orën 18:30, në Jeddah të Arabisë Saudite do të luhet Superkupa e Italisë, mes Juventusit dhe Milanit. Skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajneri Genaro Gatusso ka bërë edhe foton zyrtare para kësaj përballjeje të ethshme me bardhezinjtë e Allegrit, por pikërisht këtu mund të ngremë dilema e dyshime mbi sulmuesin Gonzalo Higuain.

Ai është në qendër të merkatos së këtij dimri, teksa lakohet për një transferim të mundshëm te Chelsea, ku e pret krahëhapur ish-trajneri i tij, Maurizzio Sarri. Nga ana tjetër, mediat italiane kanë shkruar edhe për zëvendësuesin e tij në “San Siro”, nëse argjentinasi vendos të largohet nga kuqezinjtë. Fjala është për Piatek te Genoa, sulmuesin polak, që ka mahnitur Serie A me golat e tij.

Për t’iu rikthyer sërish fotos, bie në sy mungesa e Higuain aty, krahas shokëve të tjerë të ekipit, stafit teknik dhe atij menaxherial e drejtues. Të jetë rastësi, apo mos vallë Higuain ka qenë “fotografi”?! Edhe pse me humor, vështirë të besohet kjo e fundit, ndaj duhen qëmtuar mundësi të tjera.

Ajo më e besueshmja, në kohë merkatoje të hapur, është se ai nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit në vazhdim, çka shfaq në sfond një transferim të kopsitur tashmë, por jo ende zyrtar, te Blutë e Londrës. Mbetet të shihen zhvillimet në vazhdim, por deduksioni logjik në këtë rast të bën të mendosh se sulmuesi argjentinas e paska marrë rrugën e largimit…

Related posts

MANCHESTER CITY-NEWCASTLE/ Guardiola starton me De Bruyne, Bernardo, Torres dhe Sterling në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SKANDAL/ Rusia ndaloi flamurin e Kosovës në Botëror, zyrtari i Ministrisë së KRS bën me dije ngjarjen e turpshme

Isa.Autor

NUK NDALEN PROBLEMET PËR SOLSKJAER/ Dëmtohet rëndë ylli 87-milionësh, ja sa do të mungojë

Delo.autor

Leave a Comment