Futboll Sport

Franca barazoi kundër SHBA-ve, Mbappe ka një deklaratë për tifozët!

Sulmuesi i Francës Kylian Mbappe e la lojën në mes për shkak të përplasjes që pati gjatë barazimit që skuadra e tij regjistroi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të Botërorit të Rusisë.

“Qeska akulli? Jo, ishte vetëm një përplasje”, tha Mbappe për ESPNFC. “Gjuajta një top dhe ndjeva diçka, por nuk është asgjë serioze. Do të trajtohet dhe normalisht që do të shkoj përpara”, shtoi ai.

“Miqësorja e së shtunës do të na shërbejë shumë neve, është inkurajuese. Ne donim të fitonim, normalisht, por ne pamë që na mungonte diçka për ndeshjen që do të luajmë në fazën në grupe. Do të na ndihmojë që të shkojmë përpara. Kemi një javë për të punuar”, tha më tej sulmuesi i Paris Saint Germain.

Mbappe, i cili shënoi dhe golin e barazimit, tha: “Goli im? Ishte mirë. Mendoj se i kam lëvizur të gjitha ingranazhet gjatë këtyre miqësoreve. Kam më shumë qetësi. Isha vendimtar dhe bëra atë që ishte këruar nga unë”, tha sulmuesi duke treguar se do të jetë i gatshëm për trajnerin Didier Deschamps për ndeshjet e Botërorit.

Related posts

Talenti i Ajaxit, Justin Kluivert transferohet në Serie A

Sadik.Autor

Europiani i Divizionit B, Shqipëria në vendin e fundit me Kombëtaren U-18

Sadik.Autor

LAJM I MIRË VJEN NGA ANGLIA/ Kryeministri Johnson jep datën për stadiumin me kapacitet të plotë

Delo.autor

Leave a Comment