Futboll Seria A Sport

NDIZET “ALARMI” TEK “ZIKALTËRIT”/ Tërheqje muskulore për sulmuesin e Interit, ja sa do mungojë

Inter e mbylli vitin 2018 me dy fitore, atë ndaj Napolit dhe Empolit. Viti i ri nisi mirë me fitoren 6-2 ndaj Beneventos për Kupën e Italisë dhe grupi ishte në 100% të formës. Gjithsesi, nuk ka vetëm lajmi pozitive nga kampi zikaltër.

Sot, është zbuluar se Keita Balde ka një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe duhet të pushojë për t’u rikuperuar plotësisht. Ekzaminimet mjekësore vlerësuan shkallën e tërheqjes dhe senegalezi do të mungojë për të paktën tre javë. Për këtë, ai do të humbasë tre ndeshje; Kundër Sassuolos e Torinos për kampionat dhe atë kundër Lazios për Kupë.

Keita ndalet në momentin e tij më të mirë. Ai u la pushim në ndeshjen ndaj Beneventos pasi është rezervuar një minutazh më i gjatë për ndeshjet e Seria A dhe të Europa League. Ai duhet të fitojë besimin e klubit që të ushtrojnë opsionin e blerjes nga Monaco, por ky dëmtim i del si pengesë sulmuesit.

Related posts

DËSHTOI TEK LUFTËTARI/ Ish-tekniku i gjirokastritëve merr drejtimin e skuadrës belge…

Delo.autor

E BUJSHME/ Zidane largohet nga Real Madridi, pranë transferimit në Francë tek…

Delo.autor

Heroi i Botërorit të vetëm anglez mund të jetë… gjerman. Zbuloni detajet…

Sadik.Autor

Leave a Comment