Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ 75 milionë euroshi thyen paktin me Barcelonën, ja me çfarë e joshi PSG-ja

Qasja e Frenkie De Jong ndaj Barcelonës ka marrë një kthesë të papritur dhe klubi katalanas mund ta mbetet pa lojtarin e dëshiruar. Holandezi do të shkojë te PSG-ja, klubi i cili tashmë po negocion me Ajax për nënshkrimin e tij. Kampioni francez ka përshpejtuar interesimin dhe ka rritur ofertën ekonomike, duke i bërë edhe premtime sportive për aktivizim talentit holandez, me të cilat e ka bindur mesfushorin 21-vjeçar.

De Jong kërkohej nga disa klube të tjerë të mëdhenj europianë, si Manchester City dhe Bayern Munich, por dukej i vendosur për të shkuar te Barcelona, skuadër që përshtatet me stilin e tij si futbollist. Megjithatë, sipas informacioneve të fundit, holandezi e ka thyer paktin me Barçën, duke u joshur nga parizienët.

PSG i ka garantuar atij rolin e titullarit në skuadër, ndaj lojtari holandez është tërhequr nga siguria sportive. Këtë gjë nuk ia ofron dot Barça, në mënyrë të qartë. Shifrat e këtij operacioni mund të shkojnë deri në 75 milionë euro. Barça duhet të reagojë shpejt, në përpjekje për ta bindur De Jong të shkojë në “Camp Nou” e jo në kryeqytetin francez.

Related posts

Legjenda Maldini zgjedh portierin më të mirë në Serie A

Sadik.Autor

Dilema për mbrojtjen/ Panuçi u druhet provokimeve. Ja formacioni i mundshëm

Isa.Autor

LIVE/ Teuta-Luftëtari: Starton pjesa e dytë, gjirokastritët kërkojnë me ngulm golin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment