Boks

SFIDA NDAJ ADRIEN BRONER/ Pacquiao premton: Do ta vë në gjumë përgjithnjë dhe do t’i marr titullin

Më 19 janar, në Las Vegas, do të zhvillohet sfida e vlefshme për titullin kampion bote në peshën “welter” (63.5-66.7kg) mes kampionit aktual të kategorisë WBA, boksierit filipinas Manny Pacquiao dhe sfidantit amerikan, Adrien Broner.  Një duel që parashikohet i fortë, por Broner mendon se do t’ia dalë mbanë të mposhtë ikonën e këtij sporti.

“Çdo boksier është ndryshe nga një tjetër, por unë di se si ta mposht Pacquiao. Nuk kam sekrete në strategjinë time, por i premtoj se do ta vë të flerë gjumë përgjithnjë pas këtij dueli, pasi ka moshën për t’u tërhequr dhe to t’i marr titullin kampion”, u shpreh Adrien Broner, 33 fitore, 3 humbje, 2 barazime e një duel pa rezultat në karrierën e tij.

“Shumë njerëz mendojnë se fakti që Pacquiao është 40 vjeç do të më ndihmojë, por nuk mendoj për këtë gjë. Mjafton të shihni se si mayëeather, që është edhe më i vjetër, është i pamposhtur dhe fiton. Unë jam fokusuar të jem vetja dhe për sa kohë punoj e stërvitem ashtu siç di, do të jem fitues në ring”, tha Broner, 29 vjeç, 11 vjet më i ri se Pacquiao.

Related posts

PAS SHERRIT ÇEL DASHURIA/ Fury e Wilder spektakël edhe në Nju Jork (VIDEO)

Isa.Autor

Florian Marku u premton shqiptarëve/ Serbin do ta nxjerr nokaut në raundin e parë!

Sadik.Autor

Harroni McGREGORIN dhe KHABIBIN! Boksieri i famshëm SHQIPTAR ngjitet në ring

Isa.Autor

Leave a Comment