Gossip

POGBA ËSHTË BËRË…/ Këtë e zbulon legjenda e Man Unitedit (FOTO)

Mesfushori Paul Pogba dhe e dashura e tij boliviane Maria Salaues janë bërë prindër për herë të parë këtë vit dhe këtë e ka zbuluar ikona e Manchester United Bryan Robson, pasi vetë francezi nuk e ka dhënë si lajm.

Javët e fundit Maria është shfaqur në Old Trafford me barkun e fryrë, por Robson në një intervistë për “Daily Mail” ka thënë:

“Kur takova Paul javën e kaluar në Dubai me ekipin, bisedova pak me të pasi e urova për ardhjen e bebit në jetë. Ai dukej i qetë.”

Pogba edhe pse është aktiv në rrjetet sociale akoma se ka dhënë lajmin, çifti janë përpjekur që jetën e tyre ta mbajnë disi sekrete.

Por mbrëmë janë fotografuar në qytet teksa kishin dalë për herë të parë si prindër së bashku për të ngrënë darkë, ata dukeshin të buzëqeshur dhe të relaksuar.

 

Related posts

“NUK KAM RIVALË”/ Komentatorja shqiptare e sportit: Do refuzoja futbollistët që marrin poza para portës dhe… (FOTO)

Delo.autor

BOMBASTIKE DHE SENSUALE/ Coral Simanovich, “hajmalia” e Sergi Robertos (FOTO)

Isa.Autor

Interi në Champions, feston edhe April Summers

Sadik.Autor

Leave a Comment