Futboll Seria A Sport

BËRI “BINGO” ME PIATEK/ Genoa gjen sërish një polak për ta zëvendësuar

Krzysztof Piatek është goditja më e madhe e kryer nga Genoa, i blerë për katër milionë euro nga Cracovia në Poloni dhe tani synohet të shitet për 60 milionë, çka do i sillte klubit një përfitim të majmë me një lëvizje të vetme që ka vetëm 6 muaj që është në skuadër.

Milani është gjithmonë e pranë tij, të detyruar nga vullneti i Higuain për t’u larguar, kuqezinjtë kanë hyrë fuqishëm për të marrë polakun. Largimi i tij do të bëjë që Genoa të mbetet pa një sulmues pykë.

Për këtë janë duke u përgatitur për pasuesin e tij, duke qenë se merkatoja e janarit është ende e hapur. Me shpresën se do bëjnë një goditje “alla Piatek”, presidenti Preziosi ka gjetur sërish në Poloni një sulmues të ri dhe të talentuar.

Karol Swiderski quhet emri më i ri për të zënë vendin e bashkëkombësit të tij tek Genoa. Sulmuesi aktualisht luan me ekipin e Jagellonia në kampionatin polak dhe në 17 ndeshjet e tij në këtë sezon ka shënuar 8 gola. Swiderski është 21-vjeç dhe është pjesë e kombëtares polake për këtë moshë.

Related posts

“TË GJITHË PRESIN MAKSIMUMIN NGA NE”/ Trajneri Bushi: I kemi mundësitë për t’u renditur të dytët në grup dhe…

Delo.autor

(FOTO) Zyrtare: SHKARKOHET trajneri i skuadrës së njohur në Premier League

Q.Autor

PASI U NDA NGA GRUAJA/ Futbollisti i njohur gati të lidhet me këtë super modele

Isa.Autor

Leave a Comment