Futboll La Liga Sport

“COPA DEL REY”/ Magjia e Griezmann s’mjafton, Girona trondit Atleticon dhe shkruan historinë

Atletico Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit.

Skuadra e Diego Simeone-s ka barazuar 3-3 takimin e kthimit të 1/8-ve kundër Girona-s dhe i ka thënë lamtumirë kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Spanjë.

Girona, pas barazimit 1-1 të marrë në takimin e parë, ka befasuar bardhekuqtë edhe në “Wanda Metropolitano” me golin e shënuar nga Doumbia 2 minuta para fundit.

Sfida mendohej se ishte mbyllur në minutën e 84-t, kur Griezmann ka kaluar në avantaz 3-2 të tijtë me një realizim spektakolar.

Kjo është hera e parë në histori që Girona kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.

Related posts

E RALLË/ U infektuan me Koronavirus të 3 portierët, shikoni çfarë bën klubi skocez

Delo.autor

Barcelona arrin marrëveshje për mesfushorin brazilian

Q.Autor

LIVE/ Nis faza çerekfinale për dy supersfidat Champions në Angli

Delo.autor

Leave a Comment