Gossip

“TELENOVELA WANDA DHE ICARDI”/ Nesër mund të jetë dita e së vërtetës

Telenovela për rinovimin e kontratës së Mauro Icardit me Interin mund të përfundojë nesër. “Sky Sport”, në fakt, ka bërë të ditur se palët do të takohen përsëri këtë të premte për të arritur një marrëveshje.

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit të zikaltërve, ka kërkuar 8 milionë euro në sezon dhe rritjen e klauzolës për prishjen e kontratës, ndërsa drejtuesit e klubit milanez kanë ofruar gjashtë (plus bonuse) dhe heqjen e klauzolës.

Gjithsesi, Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, ka thënë në ditët e kaluara se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se synimi i klubit është të rinovojë me sulmuesin.

Argjentinasi po zhvillon një tjetër vit të mirë, siç tregojnë edhe 14 golat e shënuar në 23 ndeshjet e luajtura në total me Inter-in në këtë sezon.

Related posts

HARRON ELIMINIMIN E PORTUGALISË NGA “EURO 2020″/ Ronaldo shijon pushimet me Georgina-n në… (FOTO)

Delo.autor

TIFOZE E ZJARRTË E JUVES/ Mbesa e ish-presidentit shqiptar çmend instagramin me pozat e nxehta (FOTOT)

Delo.autor

U NDA NGA E DASHURA/ Nejmar nuk humbet shumë kohë për të gjetur partneren e re (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment