Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Tottenhami i ofron një kontratë të veçantë sulmuesit

Tottenham është interesuar për Giuseppe Rossi-n teksa po mundohet t’i shtojë një sulmues skuadrës gjatë janarit pas dëmtimit të Harry Kane.

Sipas italianes Tuttosport, Spurs kanë kontaktuar sulmuesin italian duke i ofruar një kontratë të veçantë, e cila do ta paguajë në varësi të ndeshjeve të luajtura.

31-vjeçari është rikthyer të stërvitet me Manchester United si një lojtar i lirë për të përmirësuar gjendjen fizike.

Sulmuesi italian është dënuar nga dëmtimet e shumta të pësuara gjatë karrierës së tij dhe është pa ekip pasi u largua nga Genoa në fund të sezonit të kaluar.

Tottenham ka nevojë urgjente për një sulmues pas largimit të Son Heung-min në Kupën e Azisë dhe dëmtimit të Kane, i cili do të qëndrojë larg fushave për rreth një muaj.

Related posts

“KEMI NGRËNË SHUMË M*T”/ Samu Castillejo: “Ju tregoj sekretin e Ibrahimoviç…”

Delo.autor

STATISTIKAT PËR SFIDAT E SERIE A/ Milani ruan vendin Champions, ja shanset e ekipeve

Delo.autor

FUTBOLLI NË ZI/ Portieri i Lokomotivës gjendet i vdekur në pishinë

Delo.autor

Leave a Comment