Futboll Sport

REKORD NË “KUPËN E AZISË”? Portieri iranian me duart si këmbë (VIDEO)

Njihuni me Alireza Beiranvand, portieri që ka çmendur tifozët e futbollit në rrjete sociale me topin e hedhur me një saktësi për t’u pasur zili.

Portieri iranian ka pushtuar faqet e para të sajteve pas barazimit 0-0 të vendit të tij ndaj Irakut ditën e mërkurë në Kupën e Azisë.

Megjithatë nuk ishte për reflekset e tij, apo një sërë pritjesh që i mohuan golin kundërshtarit, ishte për hedhjen e topit me dorë në një distancë 70 metra.

Përdoruesit e rrjeteve sociale po e quajnë një hedhje rekord të portierit që i priti penalltinë Cristiano Ronaldo-s në Kupën e Botës verën e kaluar.

Related posts

LIVE/ Liverpool-Barcelona, mbyllet pjesa e parë. “Të Kuqtë” në avantazh

Delo.autor

“LOS BLANCOS” OFROI 300 MILIONË EURO PËR MBAPPE/ Kampionët francezë befasojnë me vendimin e fundit

Delo.autor

SUPERSFIDA NDAJ NAPOLIT/ Kjaer: Milani nuk i druhet asnjë rivali, sonte kuptojmë ku jemi

F.autor

Leave a Comment