Futboll Sport

Franca tregon muskujt me Italinë/ “Gjelat” janë të fortë për “axurrët” (VIDEO)

Franca ka dhënë një provë të forcës së saj, duke fituar 3-1 në miqësoren e luajtur kundër Italisë në Nicë. 13 ditë para fillimit të Kupës së Botës 2018, të besuarit e Deschamps treguan se janë favoritë.

Në minutën e tetë, Samuel Umtiti kaloi në avantazh “gjelat”, duke shënuar me portën e boshatisur, teksa fillimi i vrullshëm i Francës u konfirmuar në minutën e 30-të me 11-metërshin e shndërruar në gol nga Antonie Griezmann.

Përgjigja e Italisë erdhi pesë minuta më vonë. Lloris nuk reagoi mirë pas goditje së dënimit të ekzekutuar nga Mario Balotelli dhe topi përfundoi në këmbët e kapitenit Leonardo Bonucci, për të cilin ishte si një lojë fëmijësh goli me portën e boshatisur.

Kur u mbush një orë lojë erdhi edhe goli më i bukur i ndeshjes, firmosur nga Ousmane Dembele, me një goditje shembullore nga jashtë zone.

Kjo ishte miqësorja e dytë e fituar nga Franca në harkun e katër ditëve, pasi mposhti 2-0 Irlandën. Miqësorja e tyre e fundit do të jetë ndaj SHBA më 9 qershor. Në Rusi, Franca do të jetë në të njëjtin grup me Perunë, Danimarkën dhe Australinë.

Ndërkohë, Italia pësoi humbjen e parë me Roberto Mancini si trajner duke treguar se “axurrët” po kalojnë një nga periudhat më të vështira në historinë e tyre, e reflektuar edhe nga mungesa në Botëror…

https://www.youtube.com/watch?v=wH_ZtbyLnI0

Related posts

Eliminimi i turpshëm i kampionëve në fuqi, FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Korea e Jugut-Gjermania

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Italia e rekordeve rrezikohet që në nisje, vendimtare sfida e Bazelit. Ja statistikat…

Delo.autor

REALIZOI GOLIN E DYTË SI TITULLAR TEK SOUTHAMPTON/ Broja: I lumtur për golin, por i zhgënjyer nga… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment