Futboll Premier League

Sheiku Mansour, zotëria 23 mld dollarë që kërcënon Real Madrid

Pronari i Manchester City, Mansour bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, dhe 23 miliardë dollarët e tij duan të pushtojnë botën e futbollit. Presidenti i Al Jazira, skuadra që do të luajë kundër Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube, beson se mund të blejë pothuajse gjithçka që do me paratë e tij, siç është parë edhe kohët e fundit me hapjen e Muezut të Louvre në Abu Dhabi. Gjithsesi, ai akoma nuk ka arritur të kapë majat e futbollit.

Të mërkurën, ai do të ulet në krah të Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, dhe Florentino Perez, presidenti i Real Madrid. Por ai e di se skuadra e tij nuk do ta ketë të lehtë kundër Real Madrid, me gjigantët spanjollë që synojnë të mbrojnë titullin e fituar një vit më parë. Mansour konsiderohet të jetë një prej tre njerëzve më të pasur në botë. 48-vjeçari është një anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabi dhe vëllai i Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Në 2016-ën, ai bleu një fermë ne 82000 hektarë në Valencia de las Torres, një qytet në krahinën e Badajoz. Ai zotëron edhe 32% e “Virgin Galactic”, një kompani që është pjesë e “Vrigin Group” dhe që po planifikojnë të ofrojë, për ata që do të kenë mundësi ekonomike, fluturime në hapsirë. Sheiku Mansour është një kalorës ekspert dhe president i Horse Racing Authority të Emirateve Arabe. Përveç këtyre, ai ka edhe një koleksion të pakrahasueshëm makinash, një jaht prej 180 metrash, më i gjati në botë. Ai është edhe anëtar i Këshillit Suprem të Naftës, organi që kontrollon naftën, gazin dhe industri të tjera në Abu Dhabi.

Në 2015-ën ai ka shitur 13% të Manchester City për 376 milionë euro, të njëjtën shumë që shpenzoi për ta blerë klubin anglez në 2008-ën. Problemi është se gjithë kjo pasuri nuk po i jep atij atë që do më shumë; të kontrollojë botën e futbollit ose të paktën të ketë një skuadër që e bën një gjë të tillë. Por, duke parë marshimin e pandalshëm të ekipit të Guardiola-s, mund të thuhet se është në rrugën e duhur. Të mërkurën, ai do të duhet të kënaqe duke parë Al Jazira-n e tij që do të luftojë me Real Madrid për një biletë në finalen e Botërorit për klube.

Related posts

TIRANA-LUFTËTARI/ Trajneri Egbo synon vazhdimësinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RUMANIA THYHEN TRADITËN/ Gati të pranojë një lojtarë të huaj në Kombëtare

Delo.autor

FLET PËR HISTORINË E JETËS SË TIJ PRIVATE/ Gary Medel më i urryeri për momentin: Në lagjet e varfëra të Kilit…

Delo.autor

Leave a Comment