Formula 1 Të tjera

Surpriza Williams, refuzon Kubica, ja kë zgjedh si pilotin e dytë

Mungon ende zyrtarizimi, por Williams duket se ka zgjedhur 22-vjeçarin rus Sergey Sirotkin si pilot të dytë për Botërorin 2018 të Formula 1. Ai ishte në garë bashkë me Robert Kubica për një vend, por polaku nuk ia ka dalë mbanë të sigurojë një vend si titullar në kampionatin e ardhshëm, ku synonte rikthimin pas 6 vitesh. Kështu, në Botërorin 2018 të Formula 1, makina Williams do të paraqitet me pilotët Lance Stroll dhe Sergey Sirotkin, që të dy së bashku përbëjnë dyshen më të re në edicionin e ardhshëm, 41 vjeç së bashku.

22-vjeçari rus Sergey Sirotkin

Kubica, që sponsorizohej nga Nico Rosberg, nuk ia ka dalë mbanë të sigurojë një vend në Formula 1 edhe pse bëri disa teste me makinën Williams dhe tregoi një formë të mirë fizike. Në këtë betejë mes tij dhe Sirotkin vendosën sponsorët e shumtë që kishte piloti rus, që ndikuan në zgjedhjen e Williams. Sergey Sirotkin është kampion i Europës në “Formula Abarth” në vitin 2011, ndërkohë që në vitin 2014 ka qenë piloti i tretë i Sauber, ku ka marrë pjesë në sesionin e provave të lira të garës së Rusisë. Ndërsa dy sezonet e fundit ka qenë piloti i tretë i Renault.

Related posts

VOLEJBOLL VENDI/ Tirana mposht Partizanin në derbi, të kuqtë rrezikojnë play off-in

Delo.autor

FORMULA 1/ Mohammed Ben Sulayem, garazhi i presidentit të ri të FIA-s vlen 130 milionë euro (FOTO)

Delo.autor

Golovkin kërcënon Alvarez: Këtë herë nuk do të vendosin gjyqtarët

Q.Autor

Leave a Comment