Futboll Seria A Sport

“Ishte mbret, u arratis nga dritarja! Të ikë te xhaxhai tani!”, Gazetari italian “thumbon” Higuainin

Gonzalo Higuain është një hap larg Chelseat. Maurizio Sarri, pas shumë bisedimesh, ka arritur të bindë Maria Granovskaian, krahu i djathtë i Roman Abramovich dhe “special one” i vërtetë te Chelsea prej shumë vitesh. Merkato dhe fuqizimet kërkojnë “vulën” dhe “ok” e saj, ndaj edhe trajneri italian bëri të pamundurën që ta bindte se Pipita” duhej.

Vëllai i Pipitas ndodhet në Londër dhe po diskuton detajet e fundit të rrogës, teksa akordi pritet të zyrtarizohet si një tjetër huazim për gjashtë muaj dhe 12 muaj të tjera, për një shifër të barbartë me 45 milionë euro (36 mln që duhet të jepte Milani në verë dhe 9 mln euro të këtyre muajve që mbeten nga akordi me kuqezinjtë).

Gazetari thumbues italian, Ivan Zazzaroni, ndërkohë, nuk ka kursyer fjalët e forta dhe ironinë ndaj Higuainit. “Te Napoli ishte mbret, padroni, por u arratis nga dritarja. Ishte një nga të shumtit te Juventusi, e hoqën qafe për t’i bërë vend princit të Madridit. Ishte sërish sovran i një pjesë të Milanos: pas gjashtë muajsh i dhanë duart duke e dërguar te xhaxhai në Londër. Zhgënjime të zhytura në miliona”.

Related posts

RRËFEHET LEONARDO/ Nga transferimi i Messit tek Donnarumma dhe thumbon presidentin e La Liga

Delo.autor

E PABESUESHME/ Fanella e re e kampionëve të botës përpihet brenda 3 orësh “Adidas” së fundmi ka prezantuar fanellë (VIDEO)

F.autor

BEFASIA/ Leonardo Bonucci i surprizon të gjithë me look-in e ri (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment