Futboll Premier League Sport

PSG I BËN OFERTË ZYRTARE/ Chelsea “thur ëndrra” për mesfushorin…

Chelsea është në kërkim të një mesfushori për të zënë vendin e lënë bosh nga largimi i Fabregas te Monaco. Fillimisht ishte Barella objektivi kryesor, por lojtari nuk dëshiron të largohet nga Italia, prandaj Sarri u hodh në sulm për të marrë shërbimet e Leandro Paredes nga Zenit.

Oferta e parë e klubit londinez u refuzua nga klubi rus, së fundi u raportua se Chelsea do të ofrojë 35 milionë euro për të marrë mesfushorin 24-vjeçar. Teksa në Londër mendohen për të paraqitur ofertën, një gjë të tillë e ka bërë PSG.

Kampionët e Francës kanë paraqitur zyrtarisht te Zenit një ofertë pre 35 milionë eurosh, kështu ka zbuluar gazetari italian Gianluca Di Marzio, i cili beson se oferta do hidhet poshtë sërish nga pala ruse. Ata e kanë bërë të qartë se nuk e lëshojnë lojtarin e tyre pa 40 milionë euro. Deri më tani Paredes ka bërë 15 paraqitje me fanellën e Zenit dhe ka shënuar 3 gola për këtë sezon.

Related posts

MAN CITY I JEP FUND SPEKULIMEVE/ Guardiola nuk e do në ekip yllin e “Los Blancos” për…

Isa.Autor

Milan mund të nënshkruajë me Callejon vetëm me një…

Sadik.Autor

“Rilindi” me Sarrin/ SUPER mbrojtësi i CHELSEAS ka gati RINOVIMIN me blutë e Londrës

Isa.Autor

Leave a Comment